Shpend Ahmeti: Gruevski duhet të shkoj por apriori nuk duhet përkrahur Zaevi

30.05.2015 17:28

Kriza aktuale politike imponon largimin e qeverisë Gruevski, por kjo nuk nënkupton se shqiptarët apriori duhet të mbështesin luderin e LSDM-së Zoran Zaev...

Kështu vlerëson funksionari i lartë i lëvizjes Vetvendosje njëherit edhe kryetar i Prishtinës Shpend Ahmeti, sipas të cilit opozita maqedonase ka mundësi të dëshmoj dallimin me pushtetin nëse publikon të vërtetën për monstrën.

“Ne e kemi thënë qartë se mendojm se Gruevski duhet të largohet,kjo qeveri e korruptuar duhet të largohet,megjithatë kjo nuk do të thot se automatikisht kjo e bën më të mirë Zaevin apo opozitën edhe mendoj që do të dëshmohën,Rasti më i mir për tu dëshmuar është publikimi i rastit Monstra, sepse tash më në qoft se kan diqka prej rastit e nuk po publikohët mendoj s e i bën të gjith bashëpjesmarrës, bile edhe më keq se ata të tjerët sepse njerëzit po qëndrojn në burg dhe është mir të zbulohet e vërteta” – tha kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Maqedonia ka shanc për të kthyer besimin, por ky besim duhet të ndërtohet pasi nuk garantohet me një deklarat të një politikani se ai duhet të mësoj shqipen, thot Ahmeti sipas të cilit kjo duhet të shihet në vepra.

“Qëllimi jon do të ishte që ta kemi një shtet qytetarë këtu në Maqedoni, megjithatë kjo nuk është realiteti as në Maqedoni as diku tjeter,dmth ende kemi diskriminime trajtime vetëm pse jemi të një nacionaliteti apo tjetër dhe në këtë konteks ne duhet të kemi edhe barazi edhe kombëtare edhe përfaqësim më të mir të shqipëtarëve ,si dhe do të garantoni se të drejtat e shqipëtarëve në Maqedoni do të mbrohën” – tha kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Përgjegjësi për këtë kanë edhe Tirana edhe Prishtina por mbi të gjitha partit politike në maqedoni thot Ahmeti. (Gyltene Sinani, TVM2)