Shkupi po ngulfatet nga ndotja, LSDM kërkon shpalljen e krizës ekologjike

21.12.2025 13:55

Grupi i këshilltarëve të LSDM-së në Shkup...

Grupi i këshilltarëve të LSDM-së në Shkup kërkon shpalljen e krizës ekologjike dhe shëndetësore në qytet, pasi, siç thonë ata, Shkupi është qyteti më i ndotur në Evropë dhe banorët prej ditësh po ngulfaten nga ajri i ndotur.

Për këtë arsye, Grupi i Këshilltarëve të LSDM-së dhe koalicionit në Qytetin e Shkupit kanë paraqitur një iniciativë për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme të Këshillit të Qytetit të Shkupit.

Ata kërkojnë mbështetje nga të gjitha grupet e këshilltarëve në Këshill për mbajtjen e kësaj seance dhe për përcaktimin e përfundimeve dhe masave urgjente.

“Në vetë seancën, do të propozojmë masa: Transport publik falas në ditët kur ajri është i ndotur, të kërkohen para nga qeveria për filtra falas në oxhaqet e ndotësve të mëdhenj, të ridrejtohen paratë për pastrues, për qytetarët për ngrohje ekologjike, të ndalohet ngrohja me dru dhe qymyr në zonat me ngrohje qendrore të disponueshme, pastrim i mëtejshëm i deponive ilegale në territorin e Qytetit të Shkupit, larja e rrugëve, para për projekte ekologjike.” – tha Katerina Canevska Arsovska nga LSDM.