Kumanovë, shirat e vjeshtës mbushin liqenet akumuluese
Pas verës së thatë pa reshje të shiut...

Pas verës së thatë pa reshje të shiut që ndikuan në zbrazjen maksimale të ujit në dy liqenet akumuluese të Likivës dhe Gllazhnjës, shirat e vjeshtës, të cilat ishin prezente muajve të fundit, ndikuan në stabilizimin e gjendjes me ujë të pijshëm në këto dy liqene akumuluese, respektivisht në mbushjen e tyre.
Nga Ekonomia e Ujrave "Fusha e Kumanovës dhe Likovës" edhe zyrtarisht njoftojnë se pas një periudhe tê gjatë të thatësisë janë aktivizuar edhe burimet malore të rajonit të karadakut të cilat gjithashtu kanë ndikuar në rritjen e nivelit të ujit.
"Momentalisht posedojmë me rreth 10.400.000 metra kub ujë, që në faktë është sasi e mjaftueshme për furnizimin e qytetit me ujë të pijshëm, por në situata tejet të vështira të viteve të thatësisë kemi arritur të bëjmë ujitjen e 500 hektarëve të sipërfaqeve tokësore si dhe të furnizojmë qytetin me ujë për pije", - deklaroi udhëheqësi i N.P. "Ekonomia e ujrave - fusha e Kumanovës dhe Likovës", Darko Zhivkovski.
Gjithashtu nga Ekonomia e Ujrave "Fusha e Kumanovës dhe Likovës" theksojnë se pritshmëritë janë që të reshurat e reja të shiut dhe borës, t'i ripërtrijnë rezervat e ujit që të presim një verë pa probleme me të cilat u përballëm viteve të kaluara. (Fatlum Aqifi, TVM2)
