Gruevski: Qeveri mund të përbëjë vetëm populli

30.05.2015 17:43

Qëndrimi i jonë ishte dhe është se Qeveri mund të zgjedh vetëm populli dhe qytetarët e Republikës së Maqedonisë...

Qëndrimi i jonë ishte dhe është se Qeveri mund të zgjedh vetëm populli dhe qytetarët e Republikës së Maqedonisë në zgjedhje dhe se nuk mundet parti të caktuara politike të bëjnë matematika, projektime ose plane për krijimin ose futjen në qeveri pa e marr mbështetjen e qytetarëve në zgjedhje, porositi kryeministri Nikolla Gruevski, nga Dellçeva pas vendosjes se gurthemelit të një zone industrial.

“Kur jemi te VMRO-DPMNE-ja po përgatisim ide të ndryshme për bisedimet me komisarin Han që të jemi maksimalisht konstruktiv dhe të kontribuojmë në zgjidhjen e krizës politike dhe ardhjen e tij ta përfundojmë me sukses. Ajo gjë nuk varet vetëm nga ne, pasi që ka edhe palë tjera në bisedime, dhe për këtë arsye nuk dua që të jam as pesimist, as optimist, pasi që nuk mund të supozoj se si pala tjetër do të veproj”, tha Gruevski.

Kryeministri Nikolla Gruevski po ashtu premtoi se nga qershori për 10 për qind do të rritet vlera e ndihmës sociale, ndërsa për 25 për qind kompensimi në para për prindërit e fëmijëve me pengesa në zhvillim nga familje materialisht jo të siguruara, si dhe për familjet që kujdesen për fëmijët pa prindër. Rritja e tyre do të fillojë nga qershori, ndërsa do të paguhet  në fillim të korrikut”. (Rejhane Bushi, TVM2)