Shkupi po ngulfatet nga ndotja

21.12.2025 15:57

Grupi i këshilltarëve të LSDM-së në Shkup...

Grupi i këshilltarëve të LSDM-së në Shkup kërkon shpalljen e krizës ekologjike dhe shëndetësore në qytet, pasi, siç thonë ata, Shkupi është qyteti më i ndotur në Evropë dhe banorët prej ditësh po ngulfaten nga ajri i ndotur.

LSDM kërkon shpalljen e krizës ekologjike

Për këtë arsye, Grupi i Këshilltarëve të LSDM-së dhe koalicionit në Qytetin e Shkupit kanë paraqitur një iniciativë për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme të Këshillit të Qytetit të Shkupit.

Ata kërkojnë mbështetje nga të gjitha grupet e këshilltarëve në Këshill për mbajtjen e kësaj seance dhe për përcaktimin e përfundimeve dhe masave urgjente.

“Në vetë seancën, do të propozojmë masa: Transport publik falas në ditët kur ajri është i ndotur, të kërkohen para nga qeveria për filtra falas në oxhaqet e ndotësve të mëdhenj, të ridrejtohen paratë për pastrues, për qytetarët për ngrohje ekologjike, të ndalohet ngrohja me dru dhe qymyr në zonat me ngrohje qendrore të disponueshme, pastrim i mëtejshëm i deponive ilegale në territorin e Qytetit të Shkupit, larja e rrugëve, para për projekte ekologjike.” – deklaroi Katerina Canevska Arsovska nga LSDM.

VMRO: Lëvizjet e LSDM-së, dyftyrësi

Por, VMRO – DPMNE, qasjen e tillë të socialdemokratëve e vlerëson si dyftyrësi. Sipas tyre ministër i LSDM-së protestonte për ndotjen e ajrit në vend që të merrte masa konkrete, dhe tani socialdemokratët po dalin me masa konkrete duke qenë në opozitë.

“Gjatë kohës së LSD-së, në vend që të shpenzoheshin para për mjedis dhe ajr më të pastër, 1.6 milionë euro u shpenzuan për lubrifikantë. Brenda 7 vitesh, ata kishin mundur ta ulin ndotjen e ajrit për të paktën 10%, por prioriteti i tyre ishte ndërtimi i ndërtesave, ashtu siç donin që të mbinin 100 ndërtesa në Gjorçe dhe Hrom në vitin 2020, dhe në Rasadnik gjithashtu 100 ndërtesa në të njëjtën periudhë në vitin 2020”, thonë nga VMRO – DPMNE.

VMRO-DPMNE numëron aktivitet e ndërmara së bashku me pushtetin lokal për përmirësimin e cilësisë së ajrit, sikurse strategjia 2024-2030, subvencione për kondicionerët inverter, pastruesit e ajrit nëpër kopshtet e fëmijëve në Shkup si dhe pyllëzimin dhe gazifikimin e shtetit. (Meral Ismaili, TVM2)