Sulm me armë zjarri në Afrikën e Jugut, të paktën dhjetë viktima dhe disa të plagosur
Dhjetë persona u vranë dhe dhjetë të tjerë u plagosën...

Dhjetë persona u vranë dhe dhjetë të tjerë u plagosën rëndë pasi një person i armatosur hapi zjarr në një tavernë në zonën Bekkersdal të provincës Gauteng, në Afrikën e Jugut, në orët e para të së dielës.
Sipas policisë, incidenti ndodhi pak para orës 1:00 të mëngjesit në një tavernë në zonën Tambo të Bekkersdal, ku ishin të pranishëm shumë njerëz.
Papritmas, u dëgjuan të shtëna, duke shkaktuar panik ndërsa të tjerë në zonë u përpoqën të shpëtonin.
Raportet fillestare tregojnë se rreth 12 sulmues të panjohur mbërritën në vendngjarje me një furgon të bardhë dhe një sedan argjendi. Pa paralajmërim, ata hapën zjarr ndaj të pranishmëve dhe vazhduan të qëllonin, teksa iknin nga vendi i ngjarjes, duke lënë pas njerëz të vdekur dhe të plagosur.
Forcat e policisë dhe ambulancat nxituan në vendngjarje, ndërsa të plagosurit u dërguan në spitalet e zonës.
Policia e Gauteng nisi menjëherë një operacion të gjerë për të identifikuar autorët. Autoritetet po e quajnë atë një akt të rëndë kriminal dhe po e hetojnë sulmin.
