Agjenda reformuese, Mickoski: Duhet t’i kryejmë detyrat e brendshme
21.12.2025 17:51
Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski...

Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski, sot ka mbledhur shumicën e ministrave të qeverisë, për të diskutuar mbi çështjen e agjendës reformuese.
Mickoski tha se thelbësore është që për këtë çështje, të kryhen detyrat e brendshme.
“Sot mbajtëm mbledhjen e javës mbi temën agjenda reformuese. Gjatë mbledhjes u shqyrtuan prioritetet aktuale dhe afatet për zbatimin e reformave kyçe, duke u theksuar nevoja për koordinim ndërinstitucional dhe ndarje të qartë të përgjegjësive. Për zbatimin e suksesshëm të agjendës reformuese, është thelbësore që t’i kryejmë detyrat e brendshme”, - shkroi Mickoski.
