Botë
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
22.12.2025 09:08
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe periudha diellore....

Në disa lugina të vendit do të ketë dendësi të madhe të mjegullave.
Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi juglindor.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga -4 deri 1, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 4 deri 12 gradë celsius.
Gjatë kësaj jave moti pritet të jetë i paqëndrueshëm dhe me reshje lokale të shiut.
