Maqedoni

Po ktheheshin nga Berlini, dy shqiptarë të RMV-së humbën jetën në aksidentin në autostradën Beograd- Nish

22.12.2025 10:02

Në veturën që u aksidentua sot në autostradën Beograd-Nish po udhëtonin...

Në veturën që u aksidentua sot në autostradën Beograd-Nish po udhëtonin disa nga anëtarët e familjes Avdiu nga fshati Mateç, komuna e Likovës.

Si pasojë e aksidentit, jetën ka humbur N.A. dhe bashkëshortja e Sh.A., i cili është rëndë i lënduar nga aksidenti. N.A. dhe Sh.A. janë kushëri, respektivisht djem të axhës. Anëtarët e familjes Avdiu po ktheheshin në vendlindje nga Berlini.

Aksidenti ndodhi herët në mëngjes, pranë nyjës Umçari në autostradën Beograd-Nish, ndërsa dyshohet se automjeti i tipit “Seat Leon”, me targa gjermane, për arsye ende të panjohura, doli nga rruga dhe u përplas në bankinat e autostradës.