Maqedoni

Spiropali për vizitë zyrtare në RMV

22.12.2025 10:20

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Timço Mucunski, mirëpriti homologen e tij, Elisa Spiropali...

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Timço Mucunski, mirëpriti homologen e tij, Elisa Spiropali, e cila ndodhet në vendin tonë në vizitën e saj të parë zyrtare.

Diskutuan situatën aktuale politike në të dyja vendet, marrëdhëniet dhe bashkëpunimin dypalësh, si dhe mundësitë për avancimin e tyre të mëtejshëm në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.