RREGULLAT PËR MBULIM MEDIATIK TË ZGJEDHJEVE TË PËRSËRITURA LOKALE 2026 -TVM2
Rregullat paraqesin funksionalizimin e obligimeve të Transmetuesit Publik- Servisi i dytë programor në gjuhën shqipe - TVM2...
I. DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Rregullat paraqesin funksionalizimin e obligimeve të Transmetuesit Publik - Servisi i dytë programor në gjuhën shqipe - TVM2, për të mbuluar proceset zgjedhore të përcaktuara në Kodin Zgjedhor.
Sipas Rregullores zgjedhore, Servisi Publik është i obliguar që në programet e veta të sigurojë mbulim të drejtë, të balancuar dhe të paanshëm të zgjedhjeve dhe të ofrojë qasje për të gjithë pjesëmarrësit në zgjedhje, në të gjitha format e përfaqësimit zgjedhor në media - lajme, programe speciale informative dhe përfaqësim politik pa pagesë gjatë fushatës zgjedhore. Gjithashtu, në bashkëpunim me Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), TVM2 është e obliguar që t'i informojë qytetarët për mënyrën dhe teknikën e votimit dhe për informacionet e tjera lidhur me procesin zgjedhor.
Këto Rregulla do të përcaktojnë se në cilat lloje të programeve TVM2 do t'ë mbulojë procesin zgjedhor, si dhe do të sublimojë obligimet të përcaktuara sipas Ligjit për Media, në pajtim me standardet për sigurimin e të drejtës së përgjigjes dhe korigjimit të informacioneve të publikuara.
Rregullat do të zbatohen nga dita e shpalljes së zgjedhjeve, deri në përfundimin e tyre.
II. MBULIMI I ZGJEDHJEVE NË LAJME
Lajmet nga shpallja e zgjedhjeve deri në fillim të fushatës zgjedhore.
TVM2 në periudhën nga dita e shpalljes së e zgjedhjeve deri në fillimin e fushatës zgjedhore do të respektojë në vazhdimësi standardet dhe parimet për prodhim të programeve të përcaktuara në bazë të Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, standardet profesionale të gazetarit që burojnë nga Kodi Etik i gazetarëve dhe të TVM2, si dhe rregullat për mbulimin e zgjedhjeve përmes raportimit të balancuar për aktivitetet e partive politike nga pushteti dhe opozita që përfaqësohen në Kuvend. TVM2 do të informojë edhe për aktivitetet e subjekteve politike që nuk janë të përfaqësuara në Kuvend.
Lajmet gjatë fushatës zgjedhore dhe shpërndarja e kohës:
Servisi i Dytë programor pranë RTM-së, (TVM2) do të mbulojë aktivitetet e fushatës zgjedhore në edicionet informative si vijojnë:
- Në servisin e Dytë programor të RTM-së, TVM2 në edicionin e lajmeve në ora 18:30 minuta
- TVM2 në edicionet e tjera të lajmeve do të raportojë për aktivitetet e fushatës zgjedhore në një shkallë më të vogël dhe do të respektojë rregullat për informim të drejtë, të balancuar dhe të paanshëm të zgjedhjeve.
- Koha për partitë në pushtet dhe opozitë në kronikat televizive do të shpërndahet në përputhje me parimin e barazisë sipas numrit të kandidatëve të konfirmuar për kryetar komune.
- Dispozita ligjore nuk parashikon kohë për aktivitetet e kandidatëve të pavarur, pra kandidatëve nga një grup votuesish, por duke marrë parasysh pozicionin dhe detyrimet e Transmetuesit publik, - Servisi i dytë programor në gjuhën shqipe -TVM2, do të informojë edhe për aktivitetet e kandidatëve të pavarur.
III. ZGJEDHJET NË PROGRAMET E VEÇANTA INFORMATIVE
Në përputhje me detyrimin e saj sipas nenit 76-a, paragrafi 11, RTVM në Servisin e dytë Programor –TVM2 do të transmetojë debate zgjedhore. Gjatë periudhës së fushatës zgjedhore, Servisi publik do të organizojë emision debativ me kandidat të konfirmuar për kryetar komune.
Servisi publik do të përpiqet që një pjesë të debateve zgjedhore t’a bëjë të përshtatshëm edhe si program për personat me nevoja të veçanta.
Intervista
Intervistat do të transmetohen kryesisht me përfaqësues të institucioneve dhe organizatave përgjegjëse për aspekte relevante të organizimit të zgjedhjeve të drejta dhe demokratike. Nëse është e nevojshme, varësisht nga lloji i procesit zgjedhor, TVM2 do të transmetojë edhe intervista me kandidatë të konfirmuar në zgjedhje ose me përfaqësues të partive politike.
V. INFORMACION MBI SONDAZHET E OPINIONIT PUBLIK
TVM2 do të raportojë për rezultatet e anketave të opinionit publik vetëm nëse porositësi i sondazhit njihet dhe nëse hulumtimi është realizuar në mënyrë reprezentative.
Gjatë publikimit të rezultateve nga sondazhet (hulumtimet) e opinionit publik, do të respektohen këto parime:
- E domosdoshme të publikohen këto të dhëna: emri i porositësit të hulumtimit, i cili njëkohësisht ka paguar sondazhin, emri i institucionit që e ka realizuar sondazhin, metodologjia e aplikuar, madhësia dhe struktura e kampionit të hulumtuar si dhe periudha në të cilën është kryer hulumtimi;
- Të informojë për marzhin e gabimit, veçanërisht kur diferenca midis pretendentëve është brenda kufirit;
- Rezultatet e sondazheve të opinionit publik lidhur me pjesëmarrësit në procesin zgjedhor do të publikohen jo më së voni se pesë (5) ditë para ditës së caktuar për mbajtjen e zgjedhjeve për rrethin e parë dhe të dytë të votimit;
- Rezultatet e sondazhit të opinionit publik të kryera në ditën e zgjedhjeve nuk do të shpallen para orës 19:00, pra para mbylljes së qendrave të votimit.
VI. HESHTJA ZGJEDHORE
Gjatë heshtjes zgjedhore, TVM2 do të vazhdojë të raportojë për procesin zgjedhor dhe rrjedhën e votimit. Nuk do të transmetojë përmbajtje që mund të konsiderohet shkelje e heshtjes zgjedhore. Prandaj, nuk do të publikojë:
- Çdo informacion, fotografi, materiale audio dhe audiovizuale në lidhje me ose në të cilat marrin pjesë pjesëmarrësit
- Çdo formë e raportimit mediatik qoftë e hapur ose e fshehur, në funksion të fushatës zgjedhore të dikujt dhe mund të ndikojë në vendimin e votuesve;
- Të dhënat që zbulojnë identitetin e subjekteve politike apo dhe të individëve të përfshirë në incidente apo parregullsi të tjera në ditën e votimit;
- Deklarata nga kandidatët në procesin zgjedhor, nga pjesëmarrësit në fushatën zgjedhore, nga përfaqësues të partive politike si dhe bartës të funksionit në organet e pushtetit.
VII. PREZANTIMI POLITIK PA PAGESË
Në përputhje me obligimet për transmetim të prezentimit politik pa pagesë nga Kodi Zgjedhor, në periudhën gjatë fushatës zgjedhore, TVM2 do të mundësojë transmetim të prezentimit pa pagesë për pjesëmarrësit në procesin zgjedhor. Koha e prezentimit politik pa pagesë të secilit prej pjesëmarrësve në procesin zgjedhor do të përcaktohet sipas parimeve të mbulimit të balancuar të zgjedhjeve (barazisë, respektivisht proporcionalitetit) të përcaktuar në nenin 75-a të Kodit Zgjedhor.
Para fillimit të fushatës zgjedhore, TVM2 do të shpallë orarin për regjistrimin dhe transmetimin e prezantimit politik pa pagesë.
Prezantimi politik falas i shërbimeve programore televizive do të transmetohet në periudhën nga ora 16:00-23:00.
Prezantimi politik falas do të shënohet në mënyrë adekuate si "prezantim politik pa pagesë", edhe atë gjatë gjithë kohëzgjatjes së transmetimit.
VIII. E DREJTA E KORIGJIMIT DHE PËRGJIGJES
Kush mund të kërkojë publikimin e një korigjimi/përgjigje...?
Çdo pjesëmarrës në procesin zgjedhor (kandidat, parti politike, koalicion, etj.), si dhe çdo person fizik apo juridik, ka të drejtë nga TVM2, respektivisht nga redaktori përgjegjës në TVM2, pa kompensim të kërkojë që të publikohet:
- Korigjim i informacionit të publikuar, në të cilën janë shkruar të dhëna të pa sakta, të publikuara në informacionin, me ç’rast janë shkelur të drejtat apo interesat e tij, ose;
- Përgjigje ndaj informacionit të publikuar, nëse i njeti lidhet me faktet e publikuara në informacion apo me interesin legjitim të tij,
- Kërkesa për publikimin e korigjimit, respektivisht të përgjigjes të paraqitet në formë të shkruar:
- Me sqarim dhe të firmosur nga dorëzuesi, me të gjitha të dhënat e nevojshme për të;
- Të dhënat të cilave i referohet të jenë të qarta, me datë të saktë të kohës kur është transmetuar informacioni
- Afati i publikimit dhe kushtet e tjera
Gjatë procesit zgjedhor, korigjimi, respektivisht përgjigja do të publikohet në edicionin e rradhës të programit ku është emetuar informacioni paraprak të cilit i referohet. Nëse kërkesa për korigjim, përkatësisht përgjigja nuk ka të bëjë me procesin zgjedhor, atëherë për publikimin e tij do të aplikohet zbatimi i dispozitave të përcaktuara në Ligjin për media (“Gazeta zyrtare e RM” nr. 184/2013 dhe 13/2014).
