Maqedoni
Këshilli i Prokurorëve, pritet zgjedhja e ushtruesit të detyrës
22.12.2025 12:36
Këshilli i Prokurorëve Publikë ka filluar seancë për emërimin e një ushtruesi detyre...

Këshilli i Prokurorëve Publikë ka filluar seancë për emërimin e një ushtruesi detyre të prokurorit publik shtetëror, në vend të Lupço Kocevskit, i cili dha dorëheqje. Seanca e javës së kaluar, në rend dite të së cilës ishte zgjedhja e zëvendësit të Kocevskit deri në emërimin e një prokurori të ri publik shtetëror, u shty për shkak të mungesës së njërit prej anëtarëve të Këshillit.
Prokurori publik shtetëror, Ljupço Kocevski, më 17 dhjetor dha dorëheqje të parevokueshme nga detyra, pas së cilës Kuvendi, po atë ditë, konstatoi ndërprerjen e funksionit të tij. Këshilli i Prokurorëve Publikë fillimisht e caktoi seancën për përcaktimin e ushtruesit të detyrës së prokurorit publik shtetëror më 19 dhjetor, por zgjedhja u shty.
Ushtruesi i detyrës së prokurorit publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut emërohet në bazë të nenit 25, paragrafi 4 të Ligjit për Prokurorë Publikë dhe zgjidhet nga radhët e prokurorëve publikë të Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Detyrën do ta kryejë deri në emërimin e një prokurori të ri publik shtetëror, por jo më gjatë se gjashtë muaj.
