Maqedoni
Spiropali: Shqipëria mbështet RMV-në drejt BE-së, Mucunski: Për ndryshimet kushtetuese nevojiten garanci nga BE-ja
22.12.2025 13:27
Shqipëria mbështet fuqishëm rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut....

Kështu tha ministrja për Evropën dhe Punë të Jashtme e Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali, e cila po qëndron për një vizitë zyrtare në Shkup. Sipas saj, Shqipëria dhe RMV-ja bashkëndajnë vizionin, perspektivën dhe vendosmërinë e përbashkët për të avancuar në rrugën drejt integrimit në BE.
“Mbështesim fuqimisht edhe rrugën e integrimit të Maqedonisë së Veriut dhe besojmë shumë se si Qeveria e Maqedonisë së Veriut ashtu edhe Qeveria shqiptare, por edhe qeveritë tjera në rajonit tonë, do të bëjnë të pamundurën që t’i kapërcejnë ngërçet në të cilat janë, e shpeshherë edhe nuk janë për arsyet e tyre, por për arsye tjera dhe urojmë që proceset politike në disa nga vendet anëtare të mos ndikojnë në këtë perspektivë të qartë dhe në këtë vullnet të plotë që kanë të gjitha 6 vendet tona për t’u anëtarësuar.”, - deklaroi ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali.
Nikoqiri i këtij takimi, Timço Mucunski, theksoi se RMV-ja është e qartë se ndryshimet kushtetuese janë pengesa jonë në rrugën evropiane, por ato nuk mund të realizohen derisa nuk ka garanci nga BE-ja.
“Kushtimisht thënë se rruga më e lehtë që duket në perceptimin tonë është që Qeveria t’i realizojë ndryshimet kushtetuese, sepse kemi shumicën në Kuvend. Por, çka nëse Qeveria e bën këtë veprim dhe e dimë se pas 6 muajve, përsëri do të duhet të përballemi me të njëjtën situatë. Dhe nëse kjo është kështu, atëherë parashtrohet pyetja se a është kjo qasje politike e përgjegjshme dhe evropiane. Prandaj ne po themi se duhet patjetër të kemi një kornizë për parashikimin tonë, të dimë fillimisht se çka po vlerësojmë si zgjidhje nga viti 2022, pra të marrim ndonjë formë të garancive institucionale se identiteti ynë, gjuha jonë, nacionaliteti ynë, historia jonë, nuk do të bëhen pjesë e këtyre bisedimeve.”, - theksoi ministri për Punë dhe Tregti të Jashtme i RMV-së, Timço Mucunski.
Spiropali në Shkup pritet të takojë presidenten e vendit, Gordana Siljanovska Davkova, kryeministrin Hristijan Mickoski, si dhe kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi.
FITIM KRYEZIU
