Maqedoni

Këshilli i Prokurorëve Publikë zgjodhi Topallova Isajllovskën u.d. - kryeprokuror

22.12.2025 14:21

Me vendim të Këshillit të Prokurorëve Publikë, Anita Topollova Isajllovska, kandidatja e vetme e propozuar...

Me vendim të Këshillit të Prokurorëve Publikë, Anita Topollova Isajllovska, kandidatja e vetme e propozuar, zgjidhet për ushtruese e detyrës së prokurorit publik shtetëror. Pas dorëheqjes së Kocevskit, këshilli ligjërisht brenda një jave duhej të vendoste për ushtruesin e detyrës deri në pasardhësin e ish-kryeprokurorit, Ljupço Kocevski.
 
Kolegët e saj janë me besim se Isajllovska ka përvojë si zëvendëse e prokurorit shtetëror dhe këtë post dhe detyrë do ta ushtrojë profesionalisht dhe në bazë të parimeve.
 
“Prokurorin publik republikan e zgjedh Kuvendi me propozim të Qeverisë. Në kësi situata, në bazë të ligjit parashihet që kur një prokurori publik i mbaron mandati ose jep dorëheqje, në këtë rast kur kolegu dha dorëheqje dhe Kuvendi e konstatoi dorëheqjen e kolegut,  ne jemi  të obliguar ligjërisht që të ketë kontinuitet të punës së Prokurorisë Publike Republikane dhe të zgjedhim ushtrues detyre – prokuror publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut.”, - deklaroi kryetari i Këshillit të Prokurorëve Publikë, Bashkim Besimi. 
 
“Anita Topallova Isajllovska, e cila në kontinuitet ka qenë zëvendëse edhe në Prokurorinë Publike Republikane - Ljupço Jolevskit, një prej zëvendësve të Marko Zvërlevskit. Në kontinuitet dhjetë vite ka qenë zëvendëse. E dinë këtë funksion dhe mendoj se për të nuk do të paraqesë problem që për disa muaj ta ushtrojë funksionin, jo vetëm për të, por për tërë Prokurorinë.”, - theksoi anëtarja e Këshillit të Prokurorëve, Keti Petkova.
 
Anita Topallova Isajllovska vjen në këtë pozitë, pasi kryeprokurori Ljupço Kocevski dha dorëheqje nga detyra para se Kuvendi ta shkarkonte në seancën e po të njëjtës ditë. Kocevski ka shpjeguar se nga detyra po ik me krenari, por i zhgënjyer për mosrespektimin e parimeve mbi të cilat duhet të shtrihet shteti ligjor. Topollova Isajllovska do ta mbajë detyrën deri në zgjedhjen e një prokurori të ri publik shtetëror, por jo më gjatë se gjashtë muaj.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU