Futboll

FFM: Sedloski, trajner i ri i Maqedonisë së Veriut

22.12.2025 13:15

Këshilli drjetues i FFM-së, në mbledhjen e së hënës...

Këshilli drjetues i FFM-së, në mbledhjen e së hënës, ka marë vendim për emërimin e trajnerit të ri të ekipit përfaqësues të vendit. Me propozim të Komisionit për përzgjedhjen e trajnerit, drejtuesit e futbollit vendor kanë vendosur që në të ardhmen “A” përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut, ta drejtojë Goce Sedlloski.
 
Ai si futbollist në fanellën e përfaqësueses ka luajtur në 100 ndeshje dhe ka shënuar 8 gola. Në karrierën e tij si trajner, Sedloski ishte ulur në pankinën e Horizontit, Riga, Shiroki Brijeg, e Vllaznia, ndërsa tre  tituj kampion ka fituar me  Shkupin dhe Vardarin.
 
Trajneri i ri do të zëvendësojë trajnerin e deritanishëm Bllagoja Milevski, me të cilin përfaqësuesja e vendit siguroi balotazhin për kualifikimin në botërorin e vitit të ardhshëm. Federata e Futbollit të Maqedonisë, ka konfirmuar se të martën e 23 dhjetorit do të bëhet zyrtarizimi i trajnerit të ri të përfaqësueses.