Hendboll
Hendboll: Maqedonia e V., nisi përgatitjet për “EURO 2026”
22.12.2025 13:38
Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut, sot në Shkup edhe zyrtarisht...

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut, sot në Shkup edhe zyrtarisht ka nisur përgatitjet për “EURO 2026”. Trajneri Llazarov në listën e tij a 21 hendbollist. Përfaqësuesja e vendit deri me 26 dhjetor, do punojë në Shkup, kur edhe do transferohet në Kroaci.
Për katër ditë qëndrim në këtë vend do të luajë ndeshje kontrolluese me kroatët. Pas festave të fundvitit të përzgjedhurit e trajnerit Llazarov, do të shpërngulen në Zvicër, ku do marrin pjesë në një turne e në të cilën do luajnë me vendin organziator, Bahreinin dhe Ukrainën.
Më “Euro 2026”, përfaqsuesja e vendit është në grupin e njëjtë me vendin ko-organizator Danimarkën, Portugalinë dhe Rumaninë. Të tria këto ndeshje do ti luaj nga 16 deri me 20 janar të vitit të ardhshëm.
