Basketboll
Sakramento e mundi Hjustonin, Çikako përmirësoi rekordin e tyre
22.12.2025 14:14
Mbrëmjen e kaluar në NBA u zhvilluan gajshtë ndeshje...

Parahyrje në këtë program ishte takimi mes Atlanta Hawks dhe Chicago Bulls, që përfundoi me 302 pikë. Chicago Bulls shënuan një fitore të ngushtë me 150:152.
Këto 152 pikët, paraqesin rekord për pikët e shënimit të Chicago Bulls, në një sezonë. Në listën e pikëshënuesve dallohen dy basketbollist të skuadrës humbëse, Jalen Johnson me 36 dhe Trae Young me 35 pikë. Matas Buzelis i Chicago e mbylli ndeshjen me 28 pikë.
Një ndeshje mjaft interesante u luajt në Sacramento, ku vendasit Kings, bënë befasi duke mundur Houston Rockets me 125:124. Në pjesën e rregullt ndeshja përfundoi me 112:112, ku Sacramento shënoi 13 ndërsa Hustoni 12 pikë. Hero absolut ishte Dennis Schröder, në 2 sekonda para fundit shënoi 3 pikë dhe vendasve ua siguroi fitoren. Ishte kjo fitorja e parë e Sacramento Kings, pas pes humbjeve rresht.
Në ndeshjet e tjera paraqitje fenomenale kishte Jalen Brunson, shënoi 47 pikët nga 132 pikët e New York Knicks në fitoren kundër Miami Heat.
Mysafirët shënuan 125 pikë. Minnesota Timberwolves në përballjen me Milwaukee Bucks arsyetoi rolin e favorit dhe i mundën me 103:100, ndërsa Brooklyn Netsi ishin më të mirë se Toronto Raptors. Ishte kjo deshja me më pak pikë dhe u mbyll me 96:81.
NBA:
Atlanta Hawks - Chicago Bulls 150:152
Brooklyn Nets - Toronto Raptors 96:81
New York Knicks - Miami Heat 132:125
Minnesota Timberwolves - Milwaukee Bucks 103:100
Washington Wizards - San Antonio Spurs 113:124
Sacramento Kings - Houston Rockets 125:124
