Ambasada e ShBA-së në Shkup konfirmon: Ageler nuk do të jetë më ambasadore
Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Ageler...

Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Ageler, është ndër diplomatët e karrierës që është tërhequr nga detyra si pjesë e vendimit të fundit të presidentit Donald Tramp, i cili përfshiu ndryshimin e ambasadorëve në rreth 30 shtete.
Këtë e kanë konfirmuar nga Ambasada e ShBA-së në Shkup, nga ku shtojnë se Ambasada do të vazhdojë të funksionojë normalisht gjatë procesit të tranzicionit.
“Jemi thellësisht mirënjohës ndaj ambasadores Ageler për shërbimin e saj në Maqedoninë e Veriut gjatë tre viteve të fundit dhe jemi të përkushtuar për të siguruar një tranzicion të qetë dhe efektiv që do t’i japë prioritet misionit të ShBA-së dhe marrëdhënieve tona diplomatike.”, thuhet në deklaratën e Ambasadës për MIA-n.
