Zgjedhjet për kryetar të Gostivarit, Nevzat Bejta, kandidat i koalicionit VLEN

22.12.2025 17:44

Në zgjedhjet e përsëritura për kryetar të Gostivarit...

Në zgjedhjet e përsëritura për kryetar të Gostivarit, koalicioni VLEN garon me Nevzat Bejtën. Në prag të fillimit të fushatës, Bejta ka thënë se i është futur kësaj gare me synimin për ta rregulluar dhe zhvilluar qytetin e Gostivarit.

Për drejtimin e Gostivarit në katër vitet e ardhshme vendosin gostivarasit, thekson Bejta, i cili ka apeluar për fushatë dhe zgjedhje korrekte.

“Në demokraci nuk humb askush. Nuk ka humbës, por ka vetëm fitues. Fitues do të jenë qytetarët. Qytetarët do të vendosin se kush duhet ta udhëheqë Komunën e Gostivarit në katër vitet e ardhshme. Unë i ftoj të gjithë qytetarët që ta respektojnë njerëzinë dhe demokracinë, sepse ajo shkon në dobi të të gjithë qytetarëve të Gostivarit.”, - deklaroi kandidati i VLEN-it për kryetar të Gostivarit, Nevzat Bejta.

Nga ky koalicion kanë bërë të ditur se fushatën për kryetar të Gostivarit do ta zhvillojnë në takime dhe tubime me qytetarët. (Gyltene Sinani, TVM2)