Mjegull në akset rrugore Dibër-Strugë, Kumanovë-Kriva Pallankë dhe Katllanovë-Veles, autoritetet apelojnë për vozitje të kujdesshme
22.12.2025 19:50
Dukshmëri e zvogëluar për shkak të mjegullës...

Dukshmëri e zvogëluar për shkak të mjegullës prej 50 deri në 150 metra ka në akset rrugore Dibër – Strugë, Kumanovë – Kriva Palankë dhe Veles – Katllanovë, informon NP Rrugët e Maqedonisë.
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, vende-vende në rrugë të lagështa. Në disa akse rrugore që kalojnë nëpër prerje dhe gryka, janë të mundshme rrëshqitje të vogla dheu.
NP Rrugët e Maqedonisë apelon për drejtim të kujdesshëm të automjeteve, respektim të sinjalistikës së vendosur të komunikacionit, si dhe përshtatje të shpejtësisë sipas kushteve të rrugës.
