KM Liria kampion shtetërorë edhe për femijë
Klubi i mundjes Liria ka vazhduar dominimin absolut ne mundjen e Maqedonise, duke e konfirmuar superioriten edhe ne grupmoshen me te re, te femijeve, ku sot u shpall kampion i vendit tone, pa fare veshtirsi...

Ne fund te garave qe u mbajten ne qytetin e Radovishit, Liria fitoj gjithsej 13 medalje, apo 52 pike te perbashketa, duke triumfuar ne fund bindshem para Ballkanecit te Shtipit me 37 pike dhe Skopjes me 11.
Individualisht, nga KM Liria, dolen gjithsej pese kampion, kater nenkampion dhe poaq fitues te vendeve te treta.
Kampion te pakompromis ne kategorite e tyre u shpallen:
Besir Alili (32 kg),
Muhamed Ferfuki (35 kg),
Adem Asani (53 kg),
Hamza Jashari (59 kg) si dhe
Isa Abazi (85 kg).
Pozita te dyta fituan:
Zulqufli Asani (32 kg),
Berat Xhemaili (38 kg),
Xhihad Ismaili (53 kg) si dhe
Orhan Xhaferi (66kg).
Ne poziten e trete u ndalen:
Omer Feruki (35 kg),
Omer Fuga (47 kg),
Agon Selimi (53 kg) si dhe
Zeid Fuga (53 kg).
Me fitoren e sotme ne kampionatin e femijeve, KM Liria pothuajse ka siguruar edhe triumfin ne Kupen e Maqedonise, ne vigjile te gares se fundit, kampionati shteteror per kadetë, qe do te mbahet fundjaven e ardhshme ne Shkup. Liria, tani ka gjithsej 273 pike, apo as me pak e as me shume se 72 me teper se ekipi i dyte, Ballkaneci i Shtipit.
