Botë

Protesta e opozitës në Tiranë, u arrestuan katër persona

23.12.2025 11:49

Katër persona janë arrestuar dhe shtatë të tjerë janë proceduar në gjendje...

Katër persona janë arrestuar dhe shtatë të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë nga policia, pas protestës së zhvilluar mbrëmjen e së hënës në Tiranë.
 
Që pas përfundimit të protestës, policia shoqëroi disa persona, pasi në fund u hodhën molotovë e mjete piroteknike në drejtim të Kryeministrisë, ndërsa u tentua që të kalohej kordoni i policisë në rrethim të godinës duke u përplasur edhe me forcat e rendit.
 
Policia njoftoi se si pasojë e hedhjes së molotovëve, lëndëve piroteknike dhe sendeve të forta nga ana e protestuesve, janë dëmtuar dy efektivë. Pas shoqërimeve në komisariat, shkuan dhe një grup deputetësh të Partisë Demokratike, që kërkuan të sqarojnë mbi rrethanat se përse u shoqëruan protestuesit.
 
Disa qindra qytetarë iu përgjigjën për rreth dy orë thirrjes së kryedemokratit Sali Berisha, për të marrë pjesë në protestën kombëtare para Kryeministrisë. Kryetari i opozitës ka denoncuar vjedhjen e parave publike nga zyrtarët më të lartë të Qeverisë, si dhe goditjen që po i bën Edi Rama, sipas tij, organeve të drejtësisë.
 
Berisha u bëri thirrje mbarë qytetarëve, intelektualëve në mënyrë të veçantë, të zhvishen nga konformizmi për të ardhmen e familjeve dhe shoqërisë shqiptare.