Futboll
Përfaqësueseja e Maqedonisë, FFM-ja prezantoi përzgjedhësin e ri
23.12.2025 13:49
Federata e Futbollit e Maqedonisë, ka prezantuar sot në një konferencë për media...

Federata e Futbollit e Maqedonisë, ka prezantuar sot në një konferencë për media përzgjedhësin e ri të përfaqësueses. Kryetari i FFM-së, Masar Omeragiç,me bashkëpunëtorët e tij prezantoi trajnerin Goce Sedlloski, si trajner i ri të “A” përfaqësueses së vendit.
“Do të doja ta falënderoja publikisht Bobi Milevskin për rezultatet e deritanishme. Kemi arritur në përfundimin se ekipi kombëtar ka nevojë për energji të re për të arritur një vend në Kupën e Botës. Ne po kërkonim një njeri me karakter "luftëtari", e morëm Sedloskin, ai ishte i tillë në fushë. A besojmë se mund ta kalojmë Danimarkën? Nëse nuk do të besonim, nuk do të ndërmerrnim këto hapa. Për ata që nuk besojnë se mund ta kalojmë Danimarkën, është më mirë të mos hipin në aeroplan", u shpreh presidenti i FFM-së, Masar Omeragiç.
Sedloski, 51-vjeçar, do të marrë drejtimin e Përfaqësueses së Maqedonisë nga sot dhe do ta udhëheq këtë ekip përfaqësues drejt balotazhit për Kampionatin Botëror 2026-të. Ai ka kontratë 2 vjeçare me FFM-në, me mundësi të vazhdimit të saj.
“Për mua, ky është një nder i madh dhe përgjegjësia më e madhe në karrierën time. Jam i vetëdijshëm për pritjet dhe potencialin që ka ekipi kombëtar. Qëllimi im do të jetë të ndërtoj një sistem dhe një përzgjedhje që do të luftojë për çdo top dhe do të japë maksimumin. Jam i vetëdijshëm se në disa ndeshje nuk do të jemi favoritë, por kjo nuk mund të na heqë të drejtën për të luftuar. Do të kërkoj angazhim maksimal, guxim dhe dëshirë nga ekipi për çdo ndeshje. Dua të shoh një ekip që do të qëndrojë i vendosur deri në minutën e fundit dhe nuk do të dorëzohet“, deklaroi trajneri i Maqedonisë, Goce Sedloski.
Sedloski kishte drejtuar më parë skuadra të ndryshme. Ai në një ndeshje kontrolluese ishte edhe trajner i përfaqësueses së vendit. Ka fituar tre herë titullin e kampionit në vend. Në përbërje të stafit teknik të cilin do ta udhëheq Sedloski, janë edhe Borçe Hristov trajner aktual tek Tikveshi dhe Erhan Selimi përzgjedhës I Maqedonia U19-të.
