Futboll

Napoli fiton për herë të tretë Superkupën e Italisë

23.12.2025 13:09

Napoli ka fituar Superkupën e Italisë për herë të tretë në histori...

Napoli ka fituar Superkupën e Italisë për herë të tretë në histori dhe kjo është hera e parë me Antonio Conten në stol. Në finalen e zhvilluar në Riad, skuadra napolitane mposhti 2-0 Bologna-n e Vincenzo Italianos, falë një nate fantastike të brazilianit David Neres.
 
Neres hapi rezultatin në minutën e 39-të me një goditje të majtë të saktë që përfundoi në kryqëzimin e shtyllave, duke i dhënë avantazh Napolit në pjesën e parë. Në fillim të pjesës së dytë, sulmuesi brazilian ishte i shpejtë të kapte pasimin e Ravaglias për Lucumì dhe me një prekje të lehtë shënoi golin e dytë, duke vulosur fitoren dhe ‘dipietën’ personale.
 
Napoli dominoi lojën pa shumë histori, duke treguar superioritet ndaj një Bolonje që nuk arriti të krijonte raste të rrezikshme. Kjo fitore i siguron Napolit një trofe të ri, duke theksuar edhe më tej rikthimin e skuadrës napolitane në majat e futbollit italian nën drejtimin e Conte-s.