Aksident i rëndë në rrugën Gostivar-Kërçovë, një i vdekur dhe 3 të lënduar

30.05.2015 19:38

Një person ka vdekur dhe tre të tjerë janë lënduar në një aksident të rëndë i ndodhur sot pasdite në rrugën Gostivar – Kërçovë...

Aktualisht trafiku në këtë drejtim është i bllokuar dhe pritet të fillojë hetimi që do të udhëhiqet nga prokurori publik nga Gostivari.

Sipas informatave paraprake, aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:00, si pasojë e përplasjes ballë përballë mes një veture dhe një minibusi, raportojnë mediat shqip në Maqedoni.