Maqedoni
Fundi i vitit po afrohet, qytetarët: Festojmë në gjirin familjar
23.12.2025 13:50
Fundi i vitit po afrohet dhe në qendër të Shkupit ku tashmë po ndjehet atmosfera festive...

Fundi i vitit po afrohet dhe në qendër të Shkupit ku tashmë po ndjehet atmosfera festive, qytetarët po planifikojnë se ku dhe si do ta festojnë fundin e vitit 2025.
Qytetarët e anketuar nga TVM2 thonë se për të shijuar një atmosferë më ndryshe në ndonjë vend tjetër apo në vendin tonë duhet të jetë standardi më i lartë, e në këtë pikë ende nuk ka arritur shteti ynë.
“Sivjet akoma nuk kemi vendosur, edhe pse marrë në përgjithësi, për fat të keq shtrenjtësi e madhe. Ndoshta më mirë se në gjirin familjar nuk ka. Është mirë të stoliset një simbolikë se është fundi i vitit, ndërrimi i motmoteve. Do të kishte qenë shumë më mirë që një shumë nga ato mjetet e parapara të dedikohen për gjëra humanitare.”, - tha një qytetar.
“Askund, në shtëpi, nuk e di çfarë organizimi ka.”, - tha një qytetar tjetër.
“Po, se do të ketë edhe muzikantë shqiptarë. Kështu tha kryetari i Qytetit të Shkupit, po më pëlqen.”, - u shpreh një qytetar.
“Në Zvicër, sepse jetoj atje. Po këtu atmosfera e mirë është.”, - u shpreh një qytetar tjetër.
“Çdo vit e festojmë në Tiranë. Shpresojmë edhe këtë vit të shkojmë me familjen atje… Në krahasim me kryeqytetet tjera të shteteve fqinje jemi shumë keq.”, - theksoi një qytetar.
“Momentalisht nuk kam plan. Nuk më intereson se kur popullata nuk është në gjendje të mirë, kjo as që më intereson.”, - theksoi një qytetar tjetër.
“Nuk e kemi vendosur ende, në vendlindje, por ende nuk e kemi planifikuar, po është zbukuruar shumë mirë.”, - tha një qytetar.
“Në ambient familjar. Ata të cilët jetojnë në Shkup, duhet të kenë reflektim edhe të kulturës edhe traditës shqiptare në organizimin e natës së Vitit të Ri”, - tha një qytetar tjetër.
Qytetarët shpresojnë që viti 2026 do t’u sjellë standard më të lartë për një jetë normale dhe të zvogëlohet migrimi për në vendet e huaja.
VLORA LATIFI TOPOJANI
