Maqedoni

Energjia elektrike, KRrE paralajmëron rritje të çmimit

23.12.2025 14:15

Komisioni Rregullator i Energjisë (KRrE) njoftoi se çmimi i energjisë elektrike...

Komisioni Rregullator i Energjisë (KRrE) njoftoi se çmimi i energjisë elektrike për amvisëritë do të rritet nga 1 janari i vitit 2026, edhe atë në mënyra të ndryshme sipas blloqeve. Sipas kryetarit të Komisionit Rregullator për Energji, Marko Bislimovski, rritjet do të jenë nga 2.45 për qind në bllokun e parë deri në 3.84 në bllokun e katërtë.
 
“Çmimet e fundit të Energjisë Elektrike për amvisëri janë si në vijim: për bllokun e parë 2.45%, për bllokun e dytë 2.87%, për bllokun e tretë 3.32%, për bllokun e katërt 3.84%, dhe për tarifën e lirë të Energjisë Elektrike 2.5%. Për amvisëritë të cilat kanë harxhime në bllokun e parë dhe të dytë, apo në bllokun e parë ka harxhuar 210 kilovat orë, në bllokun e dytë 420 kilovatë orë dhe në tarifën e lirë 682 kilovatë orë, në këto raste fatura mujore rritet për 70 denarë apo për 2.59 për qind.”, - deklaroi kryetari i KRrE-së, Marko Bislimovski.
 
Bislimovski po ashtu theksoi se këto janë korrigjime dukshëm më të ulëta se rritja e propozuar nga EVN HOME, e cila ishte shumë më e lartë, apo siç ishte kërkuar 7.66% për bllokun e parë dhe deri në 11.86% për të katërtin. Sipas këtij komisioni, 85% e amvisërive, rritja do të jetë rreth 2.28% ose 57 deri në 70 denarë në faturën mesatare mujore. 
 
Sipas tij, 63.86 e amvisërive apo plot 517.400 amvisëri kanë harxhime të energjisë elektrike vetëm në bllokun e parë dhe në tarifën e lirë, këtu fatura do të rritet për 2.28 për qind. Kurse për 20.97 për qind e amvisërive apo plot 169.900 amvisëri, të cilat kanë harxhime të energjisë elektrike vetëm në bllokun e parë dhe të dytë, fatura mujore rritet për 2.59 për qind.  
 
Nga ana tjetër në seancën qeveritare u shqyrtua kërkesa e Elektro- Ekonomisë së Maqedonisë për të shpallur një situatë krize në tregun e energjisë elektrike, edhe atë për të mundësuar përdorimin e rezervave shtetërore të naftës së djegshme.
 
Ky veprim po ndërmerret për shkak se kanë lindur vështirësi në furnizim nga protestat e fermerëve grekë, prej ku qymyri po dorëzohet me vonesa dhe ka probleme edhe me dorëzimin e naftës së djegshme.
 
Në fillim të këtij muaji, EEM-ja shpalli një thirrje për prokurimin e naftës së djegshme për Kombinatin Energjetik Manastir dhe Oslomej dhe u kërkuan mbi 14 mijë ton qymyr. Autoritetet sigurojnë se nuk do të ketë pengesa në furnizimin me energji elektrike, as nuk parashikohen kufizime.
 
FITIM KRYEZIU