Maqedoni

Nga teoria deri te produkti final, studentë dhe mësues hartojnë plane biznesi

23.12.2025 14:33

Në Fakultetin Ekonomik të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup...

Në Fakultetin Ekonomik të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup filloi një hakaton dyditor, ku studentë dhe mësues nga qendrat rajonale të arsimit dhe formimit profesional, nën mentorimin e profesorëve dhe studentëve të këtij fakulteti, do të hartojnë plane konkrete biznesi për krijimin e kompanive reale të shkollave të mesme.
 
“Biznes-plani punohet me qëllim që të hapen kompani reale në shkollat që me ligjin e ri është e lejueshme. Rëndësia e kësaj qëndron në atë se për nxënësit do të hapen më shumë mundësi për mësim praktik dhe krahas kësaj, shkollave do t’u mundësohet që nga ideja deri tek plasimi i produkteve, të cilat do t’i punojnë, të mësojnë se si të kyçen në tregun real, në ekonominë e vendit dhe më e rëndësishmja, që shkollat të bëhen financiarisht të vetëqëndrueshme.”, - deklaroi ministrja e Arsimit, Vesna Janevska.
 
“Si fakultet kemi përgjegjësi shoqërore, aty ku mund të përfshihet që  të ofroj kontibut aktiv dhe me këtë të mundësojmë përparim të proceseve arsimore dhe zbatimin e përvojave praktike në sistemin arsimor në vend.”, - theksoi dekani i Fakultetit Ekonomik, Mijallçe Santa.
 
Deri tani janë 7 qendra rajonale për shkollim të mesëm profesional të përfshira në këtë proces, që sipas ministres, do të mundësojë edhe përparim të shkollave edhe të ekonomisë së vendit. Deri  në përfundim të vitit 2027, planifikohet të shtohet edhe një në rajonin e Shkupit, deklaroi Janevska. 
 
ARLINDA BAFTIU