Maqedoni

Arsim, s’do të ketë shkurtime për shkak të ndotjes

23.12.2025 15:09

Nuk do të ketë mbyllje të parakohshme të mësimit për shkak të ndotjes së ajrit...

Nuk do të ketë mbyllje të parakohshme të mësimit për shkak të ndotjes së ajrit. Nxënësit do të ndjekin mësimin deri në fund të këtij muaji dhe më pas do të shkojnë në pushimet dimërore.
 
Ministrja Vesna Janevska deklaroi se gjithmonë do të merren vendime në të mirën e shëndetit të nxënësve dhe se deri në këtë moment nuk ka informacione se shëndeti i fëmijëve është i rrezikuar. 
 
“Mbeten vetëm edhe pak ditë deri në pushimin dimëror të nxënësve. Më vjen keq që duhet të bëj një krahasim të ashpër, por në disa vende evropiane, fëmijët edhe kur kanë grip, si në kopshte ashtu edhe në shkolla, ndjekin mësimin për aq kohë sa shëndeti i tyre nuk është i rrezikuar. Këtë e them për shkak të komenteve se fëmijët tanë mësojnë shumë dhe janë të mbingarkuar. Jo, nuk janë. Nëse shëndeti i tyre vihet në pikëpyetje, sigurisht që mjekët dhe prindërit do të vendosin për këtë, por nëse nuk është asgjë serioze, mendoj se edhe të mungojnë një-dy ditë nuk është problem.”, - deklaroi ministrja e Arsimit, Vesna Janevska.
 
Ajo theksoi se e konsideron më të dëmshme për nxënësit të shkurtohen ditët e mësimore dhe se duhet të braktiset praktika negative e së kaluarës, kur për arsye të ndryshme shkurtoheshin ditët mësimore.
 
ARLINDA BAFTIU