Debat për Kodin Penal, Kostadinovski: Kemi uri për përgjegjësi

23.12.2025 16:34

Ndryshimet e propozuara për Kodin Penal...

Ndryshimet e propozuara për Kodin Penal që tashmë janë vënë në procedurë parlamentare të kalojnë në debat prej ekspertëve dhe profesionistëve, të shihet nëse deputetët do të mbrojnë dikë apo do të artikulojnë interesin e qytetarëve, thotë i pari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, duke theksuar pritshmëritë e tij për t’u përmirësuar dëmi nga vitit 2023.

S’ka ndëshkim dhe përgjegjësi shoqërore si duhet, thotë kreu i Kushtetueses.

“Këto ndryshime në Kodin Penal janë vërtetim i mosmendimit dhe absurditetit në rendin tonë kushtetues. Pse? Sepse ne jemi të uritur për të parë përfundimisht përgjegjësi në shtetin tonë. Kam thënë disa herë, se si shoqëri kemi suficit të mosndëshkimit, deficit të përgjegjësisë, dhe, kjo bëhet një lloj mënyre e jetesës, sikur dikush dëshiron të na bind se është diçka normale, ndërsa të gjithë ne e dimë se s’është normale.”, - deklaroi kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski.

Preshova: Të shmangen zbrazëtirat ligjore

Ekspertët juridikë janë të mendimit se edhe këto ndryshime kanë zbrazëtira, me theks të veçantë në rastet e korrupsionit dhe rekomandojnë që vendimit përfundimtar t’i paraprijë debat i gjerë publik.

“Në raport me vjetërsimin, që në fakt ky ishte qëllimi kryesor për ndryshimet, duke marrë parasysh edhe furnizimet publike, respektivisht fshirjen e atyre veprave penale, konsideroj se me vendimin anulues që qartë determinon se për shkak të arsyeve formale do të përcaktojë qartë se veprimi ligjor, do të thotë kthimi i dispozitave të vjetra të para vitit 2023.”, - theksoi profesori universitar, Denis Preshova.

Rokas: Para votimit, ndiqni rekomandimet

Të gjendet zgjidhje sa më shpejt, por njëkohësisht edhe efikase, ku Kushtetuta dhe ligji në shtet respektohen, e të mos kemi vakum ligjor me mungesë të procedurës së vërtetë ligjore, theksoi euroambasadori Mihalis Rokas.

“Kjo është një çështje për të cilën duhet të ketë unitet absolut, unitet mes partive, aktorëve politikë dhe gjyqësorë. Të veprohet profesionalisht, sepse ndikimi i këtyre vendimeve dhe reformave do të jetë me ndikim të gjerë për qytetarët e këtij vendi. Duhet vendim gjithëpërfshirës dhe Kod të ri Penal, i harmonizuar me legjislativin dhe standardin evropian, e ndërkohë, të mbulohen zbrazëtirat dhe të mos shfrytëzohen.”, - u shpreh euroambasadori, Mihalis Rokas.

Këto komente u thanë në debatin mbi ndryshimet në Kodin Penal, organizuar nga Qendra Ballkanike për Politika Konstruktive “Solucija”. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)