Gostivar, hapi shtabin kandidati i VLEN-it, Nevzat Bejta

23.12.2025 17:46

Kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit...

Kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit nga koalicioni VLEN, Nevzat Bejta, ka hapur shtabin komunal zgjedhor. Bejta tha se këtyre ditëve ka vizituar lagjet dhe fshatrat e kësaj komune dhe ka vërejtur dëshpërim të qytetarëve nga udhëheqësia e deritanishme e komunës.

“Të gjithë qytetarët janë të zhgënjyer, shumë të zhgënjyer dhe janë të mllefosur të revoltuar, edhe të gjithë më falënderojnë, thonë “Shyqyr që pranove, bre bir, u gëzuam shumë.” dhe unë ju falënderohem edhe qytetarëve, të gjithë partive politike dhe pa marr parasysh nacionalitetit edhe i falënderohem koalicionit VLEN, që më dha mbështetje që ta shpëtojmë nga ky shkatërrim dhe nga kjo vjedhje.”, - deklaroi kandidati për kryetar të Gostivarit, Nevzat Bejta.

Në hapjen e shtabit komunal në qytetin e Gostivarit ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e koalicionit VLEN, Adnan Azizi dhe Azir Aliu, të cilët kërkuan përkrahjen e gostivarasve për kandidatin e këtij koalicioni, Nevzat Bejta. (Gyltene Sinani, TVM2)