Gostivar, Valbon Limani nisi zyrtarisht fushatën
Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim...

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për kryetar të qytetit të Gostivarit, Valbon Limani, ka hapur zyrtarisht fushatën, me ç’rast ai tha se më 11 janar synon ta përsërisë fitoren e raundit të parë të zgjedhjeve në të cilat nuk u arrit censusi i daljes së votuesve.
“Personalisht nuk besoj fort te premtimet e fushatave se ndodh ndonjëherë të mos mbahen, ndaj edhe vet ato që bëmë ishin aq sa vërtetë mundemi dhe vërtetë do të bëhen. Aq sa kemi vizion të realizojmë do të shndërrojmë jetën tonë dhe qytetin tonë për më mirë. Ne fituam në raundin e parë dhe ju falënderoj përzemërsisht të gjithëve.”, - deklaroi kandidati i AKI-së për kryetar të Gostivarit, Valbon Limani.
Në hapjen e fushatës së kandidatit për kryetar të Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ishin të pranishëm edhe liderët e Aleancës Kombëtare për Integrim, Ali Ahmeti dhe Arben Taravari, të cilët kërkuan nga gostivarasit që më 11 janar të votojnë kandidatin e këtij koalicioni. (Gyltene Sinani, TVM2)
