Vrapçisht, Isen Shabani nisi zyrtarisht fushatën
Fushatën zyrtarisht e ka filluar...

Fushatën zyrtarisht e ka filluar edhe kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për kryetar të Komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani. Ai tha se kërkon mandatin e tretë për ta drejtuar këtë komunë pasi në dy mandatet e kaluara ka realizuar projekte të shumta në të mirë të qytetarëve. Ai u ndal te shkollat e ndërtuara, siç tha ai me standardet të larta evropiane.
“Ky mandati ynë nuk është se do të na turpërojë apo se nuk jemi faqebardhë për të kërkuar një mandat të tretë. Kërkojmë mandat sipas punëve. Punët që kemi bërë nëpër shkolla duke qenë më primare për fëmijët tanë, gjeneratat tona të cilat do të na pasojnë dhe shpresa jonë është tek ata. Nuk kemi lënë shkollë pa ndërtuar me standardet më inovative, standardet më të reja, si gjithë shtetet evropiane në këtë kohë bashkëkohore.”, - deklaroi kandidati i AKI-së për kryetar të Vrapçishtit, Isen Shabani.
Në hapjen e shtabit në Vrapçisht ishin edhe liderët e Aleancës Kombëtare për Integrim, Ali Ahmeti dhe Arben Taravari, të cilët theksuan se puna e deritanishme e Isen Shabanit duhet vlerësuar me votën e banorëve të Vrapçishtit më 11 janar, që ai të zgjidhet përsëri në krye të kësaj komune. (Gyltene Sinani, TVM2)
