Vrapçisht, hapi shtabin kandidati i pavarur, Zulhajrat Demiri
Shtabin komunal e ka hapur mbrëmë...

Shtabin komunal e ka hapur mbrëmë edhe kandidati i pavarur për kryetar të Komunës së Vrapçishtit, Zulhajrat Demiri. Ky shtab do të jetë vendi ku do të dëgjohet çdo zë dhe ku do të ndërtohet bashkë e ardhmja jonë, ka thënë Demiri.
“Komuna jonë meriton përfaqësim më dinjitoz dhe se ne qytetarët e kësaj komune jemi të ndërgjegjshëm e të përgjegjshëm sa të mos lejojmë një përfaqësim degradues, siç ka ndodhur viteve të fundit. I bindur se fitorja nuk është dhuratë, por punë dhe angazhim, jam sot para jush t’ua kërkoj mbështetjen që edhe në Vrapçishtin tonë të sjellim ndryshimin dhe ky ndryshim nuk ka se si të vijë ndryshe, përveç si vullnet i të gjithë qytetarëve tanë që duan një jetë më të mirë.”, - deklaroi kandidati i pavarur për kryetar të Vrapçishtit, Zulhajrat Demiri.
Në hapje të shtabit ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e koalicionit VLEN, Azir Aliu dhe Adnan Azizi, si dhe nënkryetari i ASh-së së Ziadin Selës, Berat Jakupi, të cilët shprehën mbështetje për kandidatin e pavarur për kryetar të Komunës së Vrapçishtit, Zulhajrat Demiri. (Gyltene Sinani, TVM2)
