Pamundësia për sigurimin e mazutit, Qeveria shpall 7 ditë gjendje krize energjetike
Qeveria e Maqedonisë së Veriut...

Qeveria në mbledhjen e sotme të rregullt, me propozim të Komitetit drejtues për koordinim dhe menaxhim të Sistemit për Menaxhimin e Krizave, miratoi vendim për ekzistencën e gjendjes së krizës në furnizimin me energji elektrike në të gjithë territorin e shtetit, për një periudhë prej 7 ditësh, nga dita e hyrjes në fuqi të këtij vendimi.
“Ashtu siç kemi informuar gjatë ditëve të mëparshme, vendimi vjen për shkak të pamundësisë të sigurimit të e mazutit, i cili është i domosdoshëm në procesin e prodhimit. Rezervat e detyrueshme të derivateve të naftës do të vihen në dispozicion pa kompensim, ndërsa Shoqata Aksionare EMV ka për detyrë që për shpenzimin e derivatit të naftës – mazut, të dorëzojë raport pranë Qeverisë dhe Ministrisë së Financave”, - thuhet me tjerash në komunikatën me shkrim të Qeverisë.
