Mavrovë dhe Rostushë, Oner Jakuposki, kandidat i VMRO-së për kryetar
Kandidati i VMRO-DPMNE-së...

Kandidati i VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit për kryetar të Komunës Mavrovë dhe Rostushë, Oner Jakuposki, në fillim të fushatës për zgjedhjet e 11 janarit apelon për fushatë korrekte dhe pret përballje me kundërkandidatin nga LSDM për pjesën programore në interes të banorëve të kësaj komune.
“Unë si kandidat i VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit besoj në përkrahjen e qytetarëve të Mavrovës dhe Rostushës. Kjo u konfirmua me epërsinë serioze edhe në zgjedhjet e rregullta më 19 tetor. Pres që në zgjedhjet që do të mbahen më 11 janar ta fitoj besimin dhe përfundimisht Mavrova dhe Rostusha të fitojë kryetar të zgjedhur me mandat.”, - deklaroi kandidati i VMRO-DPMNE-së për kryetar të Mavrovë-Rostushës, Oner Jakuposki.
Jakuposki thotë se postin e kryetarit të komunës e synon me program konkret, me projekte të rëndësisë vitale për banorët e Mavrovës dhe Rostushës, të cilat synojnë përmirësimin e jetës së tyre. (Gyltene Sinani, TVM2)
