Mavrovë dhe Rostushë, Anes Ahmeti nga LSDM kërkon votën për kryetar

23.12.2025 21:21

Kandidati i LSDM-së për kryetarë të Komunës Mavrovë dhe Rostushë, Anes Ahmeti...

Kandidati i LSDM-së për kryetarë të Komunës Mavrovë dhe Rostushë, Anes Ahmeti, thotë se me program real që synon përmirësimin e jetës së qytetarëve pretendon që LSDM dhe ai si kandidat të jenë fitues në zgjedhjet e 11 janarit për kryetar komune.

“Në periudhën e kaluar, LSDM e ka udhëhequr Komunën Mavrovë dhe Rostushë dhe në mandatin 8-vjeçar dëshmoi se si punohet dhe udhëhiqet një komunë, me atë që në mënyrë intensive do të vazhdojmë të punojmë në projektet e parapara në program. Ato kanë të bëjnë me investime kapitale në infrastrukturë, rrjete kanalizimi, ujësjellës, pasi edhe pse në shekullin 21 ende merremi me pjesë të infrastrukturës, programi ynë është real.”, - deklaroi kandidati i LSDM-së për kryetar të Mavrovës dhe Rostushës, Anes Ahmeti.

Ahmeti thotë se pret që qytetarët e Komunës së Mavrovës dhe Rostushës ta vlerësojnë punën e deritanishme për përmirësimin e jetës në këtë komunë dhe shpreson se përsëri do të votojnë për LSDM-në dhe për atë si kandidat për kryetar komune. (Gyltene Sinani, TVM2)