Maqedoni

Kuvendi sot do të votojë për plotësimin e vendeve boshe në qeveri

24.12.2025 10:36

Kuvendi voton për plotësimin e vendeve boshe në Qeveri Në seancën e 75-të të Kuvendit...

Kuvendi voton për plotësimin e vendeve boshe në Qeveri Në seancën e 75-të të Kuvendit, në rend të ditës është zgjedhja e ministrave të rinj për Çështje Evropiane dhe Ambient Jetësor.

Si pikë e parë në rendin e ditës është propozimi për shkarkimin e Orhan Murtezanit nga funksioni i ministrit në Ministrinë për Çështje Evropiane.

Për zëvendëskryeministër dhe ministër për Çështje Evropiane është propozuar deputeti aktual dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali. Si ministër i ri për mjedis është propozuar ish-zëdhënësi i Qeverisë së kaluar, Muamet Hoxha.

Para deputetëve do të jenë edhe disa propozim-vendime për miratimin e programeve vjetore të disa institucioneve – propozim-vendimi për miratimin e Programit Vjetor të Punës së Agjencisë së Postave për vitin 2026 dhe propozim-vendimi për miratimin e Programit Vjetor të Punës dhe Zhvillimit për vitin 2026 të Agjencisë për Rregullimin e Sektorit Hekurudhor dhe Strategjia e rishikuar fiskale e Republikës së Maqedonisë së Veriut për periudhën 2026-2030.