Hendboll
“Hendboll – Euro2026”, Kuzmanovski – jemi në një grup të fortë
24.12.2025 11:06
Përfaqësuesja e Maqedonisë në hendboll për meshkuj ka vazhduar...

Përfaqësuesja e Maqedonisë në hendboll për meshkuj ka vazhduar përgatitjet për paraqitjen e një pasnjëshme në evropianët e hendbollit. Përfaqësuesja në “Euro2026” do jetë pjesë e Grupit “B” në përbërje të së cilës është vendibashkorganizator Danimarka, Portugalia dhe Rumania. Për të përzgjedhurit e trajnerit Llazarov, në një kokurenc të tillë çdo pikë e fituar do paraqiste sukses.
“Para nesh është kamponati evropian. Kemi një grup të fortë para nesh, megjithatë ne mbi supet tona kemi cilësi dhe gjasa për të garuar. Do shkojmë hap pas hapi. Kemi kohë të mjaftueshme për tu përgatitur dhe për të analizuar. Kemi përgatitje dhe ndeshje kontrolluese.Duhet të jemi maksimalisht të përgatitur dhe kjo përfaqësuese është me përvojë më të madhe se vitet e kaluara. Për çdo vit po dëshmojmë se si duhet të garojmë. Jam i mendimit se kampionati vendor sivjet kontribuoi që hendbollistët të jenë më cilësor”, deklaroi hendbollist i Maqedonisë, Filip Kuzmanovski.
Maqedonia ndeshjet saja do ti luajë në Herning dhe në ndeshjen e parë me 16 janar do të përballet me Danimarkën. Vendi bashkorganziator në këtë evropian futet si një nga favoritët absolut për të fituar titullin kampion.
