Basketboll

Oklahoma mundet nga San Antonio, Dallasi fiton pas kohës shtes

24.12.2025 11:14

Dallas Mavericks pas minutave shtesë me rezultatin...

Dallas Mavericks pas minutave shtesë me rezultatin e ngushtë 131:130 e mundi Denver Nuggets, ndërsa mbrëmje të shkëlqyeshme kishte zgjedhja e parë e sivjeme Cooper Flagg. Ai ndeshjen e përfundoi me 33 pikë.
 
Flagg ishte pikëshënuesi më I mirë I ndeshjes me goditjet 14/21 nga loja dhe katër tresha të shënuar. Kështu Dallas Mavericks, i dha fund serisë prej dy humbjeve rresht, në të cilat kishte humbur epërsinë e pikëve dhe kështu iu gëzuan fitores së dytë sezonale ndaj Denverit.
 
Kështu Denverit, iu ndal seria prej 11 fitoreve resht në transfertë. Në ndeshjet e tjera- Skuadra kampione e Oklahoma pësoi sot humbjen e katërt sezonale. Oklahoma u mund me 130-110 nga San Antonio, për të cilët ishte fitorja e 7-të me radhë.
 
Lakers humbi në Phoenix, që fitoi 132-108. Befasi bëri Toronto, që falë 27 pikëve të Barnes mundi 112-91 Miami jashtë fushe. Jashtë fushe fiton Chicago, që mundi 126-123 Atlanta.
 
NBA-Rezultatet e sotme:
Phoenix – Lakers, 132-108
Utah Jazz – Memphis, 128-137
Portland – Orlando, 106-110
Sacramento – Detroit, 127-136
Clippers – Houston, 1287-108
Charlotte – Ëashington, 126-109
Philadelphia – Brooklyn, 106-114
Atlanta – Chicago, 123-126
Cleveland – Neë Orleans, 141-118
Indiana – Milëaukee, 94-111
Miami – Toronto, 91-112
Dallas – Denver, 131-130
Minnesota – Neë York, 115-104
San Antonio – Oklahoma, 130-110