Futboll

Arsenali fiton dramën e 16 penalltive

24.12.2025 10:38

Skuadra e Arsenalit është kualifikuar në gjysmëfinale të Carabao Cup në futboll...

Skuadra e Arsenalit doli më e suksesshme me penallti, duke triumfuar me rezultat 8:7 ndaj Crystal Palaces, në takimin që u luajt në “Emirates”.
 
Shtatë penalltitë e para i realizuan të dy skuadrat. Në serinë e tetë, William Saliba ishte i saktë tek Arsenali. Ndërkohë gjuajtjen e Maxence Lacroix e ndali portieri i Arsenalit, Arrizabalaga. Lacroix shënoi autogol në minutën e 80-të për epërsinë 1:0 të Arsenalit.
 
Për 1:1 shënoi Marc Guehi në minutën e pestë shtesë. Në gjysmëfinale takohet me Chelsean. Luhen dy ndeshje vajtje-ardhje. Gjysmëfinalja tjetër është ajo mes Man Cityt dhe Newcastlet.