Maqedoni
Pamundësia për sigurimin e mazutit, Qeveria shpall 7 ditë gjendje krize energjetike
24.12.2025 12:06
Qeveria me propozim të Komitetit drejtues për koordinim dhe menaxhim të Sistemit për Menaxhimin e Krizave...

Qeveria me propozim të Komitetit drejtues për koordinim dhe menaxhim të Sistemit për Menaxhimin e Krizave, miratoi vendim për ekzistencën e gjendjes së krizës në furnizimin me energji elektrike në të gjithë territorin e shtetit, për një periudhë prej 7 ditësh, nga dita e hyrjes në fuqi të këtij vendimi.
“Ashtu siç kemi informuar gjatë ditëve të mëparshme, vendimi vjen për shkak të pamundësisë së sigurimit të mazutit, i cili është i domosdoshëm në procesin e prodhimit. Rezervat e detyrueshme të derivateve të naftës do të vihen në dispozicion pa kompensim, ndërsa Shoqata Aksionare EMV ka për detyrë që për shpenzimin e derivatit të naftës – mazut, të dorëzojë raport pranë Qeverisë dhe Ministrisë së Financave.”, thuhet me tjerash në komunikatën me shkrim të Qeverisë.
