Gostivar, Limani kërkon më 11 janar ta përsërisë fitoren
Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim...

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për kryetar të Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, thotë se për fatin e këtij qyteti vendosin vet gostivarasit, të cilëve u kërkoi ta përsërisin mbështetjen ndaj tij edhe më 11 janar, ashtu si në zgjedhjet e 19 tetorit, kur siç tha ai, për pak vota ia hoqën fitoren.
“Në këtë raund të përsëritur kërkoj sërish konfirmimin tuaj, sepse për pak vota na hoqën fitoren. Nuk është hera e parë që provojnë këto lojëra me Gostivarin, por jam i bindur se me ndihmën tuaj dhe mbi të gjitha me vullnetin e Zotit do t’ia dalim të gjithë së bashku. Kjo është një sfidë që i takon Gostivarit, mua dhe të gjithëve së bashku.”, - deklaroi kandidati i AKI-së për kryetar të Gostivarit, Valbon Limani.
Limani tha se në periudhën sa ka drejtuar komunën si ushtrues detyre, ka bërë aq sa ka mundur, me vizion të qartë që ta përmirësojë jetën e banorëve të qytetit të Gostivarit. (Gyltene Sinani, TVM2)
