Gostivar, Bejta kritika udhëheqësisë së kaluar komunale
Kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit...

Kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit nga Koalicioni VLEN, Nevzat Bejta, ka kritikuar udhëheqësinë e kaluar të kësaj komune, duke theksuar se nuk janë marr me realizimin e projekteve, por vetëm me politikë.
“Ata nuk kanë ditur gjë tjetër, ata kanë ditur t’i mashtrojnë qytetarët dhe vetëm të merren me politikë. Asnjë projekt nuk e kanë realizuar. Me ardhjen time unë nuk dyshoj në fitore, ne e kemi fitoren, por kështu si jemi tubuar ne, ta rrisim fitoren sa më të madhe, që të mos u kujtohet më të tallen me votën e qytetarëve, të qytetit të Gostivarit.”, - theksoi kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta.
Bejta tha se nuk mund të rrinte e të shihte se si vidhet dhe plaçkitet qyteti i Gostivarit, prandaj pasi e mori përkrahjen nga koalicioni VLEN kërkon edhe besimin e qytetarëve në zgjedhjet e 11 janarit, që ta drejtojë Gostivarin në katër vitet e ardhshme. (Gyltene Sinani, TVM2)
