Komuna e Vrapçishtit, Demiri vazhdon takimet me qytetarët

24.12.2025 19:01

Kandidati i pavarur për kryetar të Komunës së Vrapçishtit...

Kandidati i pavarur për kryetar të Komunës së Vrapçishtit, Zulhajrat Demiri, ka vazhduar takimet me qytetarët. Mbështetja, inkurajimi, frymëzimi dhe sugjerimet, sidomos nga gjenerata më e moshuar janë shumë të çmuara për mua, thekson Demiri. Ai njëherësh ka ftuar qytetarët që më 11 janar të mbështesin kandidatura e tij, për ta sjellë ndryshimin në Vrapçisht.

“Unë shfrytëzoj rastin nga këtu t’i thirri të gjithë individët personalisht një nga një, të cilët ia duan të mirën kësaj shoqërie dhe mendojnë se kanë mundësi që të japin një lloj kontributi të na bashkëngjiten në këtë lloj iniciative. Ta sjellim ndryshimin dhe ky ndryshim nuk ka se si të vijë ndryshe, por si vullnet i të gjithë qytetarëve tanë, që duan një jetë më të mirë për fëmijët e tyre në vatrat tona stërgjyshore.”, - deklaroi kandidati i pavarur për kryetar të Vrapçishtit, Zulhajrat Demiri.

Kandidati i pavarur, Zulhajrat Demiri, mbështetet edhe nga Koalicioni VLEN dhe Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës. (Gyltene Sinani, TVM2)