Komuna e Vrapçishtit, Shabani prezantoi punën e deritanishme
Kandidati për kryetar të Komunës së Vrapçishtit...

Kandidati për kryetar të Komunës së Vrapçishtit nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Isen Shabani, ka shpalosur pjesë nga rezultatet e punës së tij gjatë dy mandateve të kaluara. Ai tha se ka realizuar projekte në infrastrukturë, përfshi kanalizimin dhe ujësjellësin.
“Në infrastrukturë, kanalizim, ujësjellës, pothuajse në të gjitha fshatrat. Jemi e para nga komunat rurale që kemi filluar me kanalizimin dhe ai kanalizim punohet në terren në Komunën e Vrapçishtit. Duke filluar nga Gradeci, siç përmendi edhe Nebi deri në Vranjovc, 51 kilometër kanalizim në të gjithë territorin. Pjesët tjera besoj se ne si aktiv politik do të kemi rast, që edhe me qytetarët tjerë do t’i shprehim projektet e radhës dhe programin.”, - deklaroi kandidati i VLEN-it për kryetar të Vrapçishtit, Isen Shabani.
Shabani njëherësh përmendi edhe investimet në arsim, duke theksuar se të gjitha shkollat e Komunës së Vrapçishtit janë ndërtuar me standardet më inovative, ashtu si në shtetet evropiane.
Ai njëherësh thekson se nëse merr mandatin, do të vazhdojë realizimi i projekteve të shumta. (Gyltene Sinani, TVM2)
