Komuna Mavrovë dhe Rostushë, Ahmeti premton investime në këtë komunë

24.12.2025 19:45

Kandidati i LSDM-së dhe koalicioni për kryetar të Komunës Mavrovë dhe Rostushë, Anes Ahmeti...

Kandidati i LSDM-së dhe koalicioni për kryetar të Komunës Mavrovë dhe Rostushë, Anes Ahmeti, thotë se i është futur garës për kryetar të kësaj komune, me synimin që të kontribuojë për përmirësimin e jetës së qytetarëve.

“Kam dëshirë që të përmirësohen gjërat për të gjithë atë që e shohim në komunë, përkatësisht dëshirë për ta përmirësuar infrastrukturën, rrugët, kanalizimin, përkatësisht kam dëshirë për përmirësimin e jetës në përgjithësi të popullsisë në Komunën e Mavrovës dhe Rostushës. Kam dëshmuar se si punohet me ndershmëri dhe përgjegjësi dhe çka është ajo që do të thotë përgjegjësi shoqërore.”, - deklaroi kandidati i LSDM-së për kryetar të Mavrovës dhe Rostushës, Anes Ahmeti.

Ahmeti thotë se në periudhën e kaluar, LSDM-ja e ka udhëhequr Komunën Mavrovë dhe Rostushë dhe në mandatin 8-vjeçar dëshmoi se si punohet dhe udhëhiqet një komunë. Nëse merr besimin më 11 janar, ai thotë se në mënyrë intensive do të vazhdojë të punojnë në projektet e paraparë në programin parazgjedhor. (Gyltene Sinani, TVM2)