Komuna Mavrovë dhe Rostushë, Jakuposki premton investime në infrastrukturë

24.12.2025 20:19

Kandidati i VMRO-DPMNE-së për kryetar të Komunës Mavrovë dhe Rostushë, Oner Jakuposki...

Kandidati i VMRO-DPMNE-së për kryetar të Komunës Mavrovë dhe Rostushë, Oner Jakuposki, paralajmëron investime serioze në infrastrukturë në të gjitha vendbanimet e kësaj komune.

“Parashohim projekte serioze në pjesën e infrastrukturës, kemi edhe vendbanime ku ende nuk është zgjidhur çështja e furnizimit me ujë. Kemi vendbanime ku infrastruktura rrugore është në gjendje shumë të keqe. Pres edhe përkrahje serioze nga Qeveria, sepse Komuna Mavrovë-Rostushë, sa i përket kapacitetit fiskal, nuk i ka ato mundësi që të lejojë projekte më serioze.”, - deklaroi  kandidati i VMRO-së për kryetar të Mavrovë-Rostushës, Oner Jakuposki.

Jakuposki thotë se përkrahja e qytetarëve u konfirmua me epërsinë serioze në zgjedhjet e 19 tetorit, por për shkak të mosarritjes së censusit të votuesve, ai nuk u zgjodh në krye të kësaj komune.

Jakuposki pret që në zgjedhjet e 11 janarit ta fitojë besimin dhe përfundimisht Mavrova dhe Rostusha të fitojë kryetar të zgjedhur. (Gyltene Sinani, TVM2)