Gashi: Kemi dy ligje në procedurë parlamentare

25.12.2025 12:38

Kuvendi vitin që po lëmë pas...

Kuvendi vitin që po lëmë pas ka punuar dhe ka qenë transparent,  por vlerësimin për punën e tij kryeparlamentari Gashi ua lë qytetarëve.

Sipas tij, në procedurë parlamentare tani më janë dy ligje të rëndësishme, ligji për këshillin gjyqësor dhe ndryshimet e Kodit Penal, të cilat pritet të votohen së shpejti.

Sa i përket ligjit për përfaqësim të drejtë, Gashi konsideron se gjatë muajit janar do të propozohet nga Qeveria, e cila më pas duhet ta propozojë atë në Kuvend.