Përmbytje shkatërruese në Los Angeles, shpallet gjendje e emergjencës
Kryetarja e Bashkisë së Los Angelesit, Karen Bas...

Kryetarja e Bashkisë së Los Angelesit, Karen Bas, ka shpallur gjendjen e emergjencës lokale, pasi reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje masive, rrëshqitje dherash dhe mbyllje të rrugëve kryesore në disa zona të Kalifornisë Jugore.
Mijëra banorë u zgjuan mëngjesin e Krishtlindjes me mesazhin për evakuim, ndërsa stuhitë e fuqishme dimërore vijojnë të godasin rajonin.
Sipas autoriteteve, disa pjesë të Qarkut të Los Angelesit kanë regjistruar mbi 28 centimetra reshje shiu brenda pak ditësh, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike për mbi 61 mijë banorë.
Shërbimi Kombëtar Meteorologjik paralajmëron se kushtet “kërcënuese për jetën” mund të zgjasin edhe gjatë ditëve në vijim, me rrezik të lartë për përmbytje të menjëhershme.
Gjendje emergjence është shpallur edhe nga autoritetet e qarkut dhe nga guvernatori i Kalifornisë, Gavin Neësom, ndërsa ekipet e shpëtimit kanë kryer dhjetëra operacione për largimin e civilëve nga ujërat e rrëmbyeshëm.
